9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Basha kritikon Borellin pas tri kërkesave që ia bëri Kosovës: Kur dal me fol për Amerikën, këta tuten

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kritikuar kërkesat e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, marrëveshjen me serbët për zgjedhjet e reja dhe nisjen e Asociacionit.

Dimal Basha thotë se këto janë kërkesa të pasinqerta të Borellit dhe si të tilla duhet të kritikohen, pa marrë parasysh që Borell është zytar i BE-së.

Basha ka kritikuar edhe partitë opozitare që sipas tij nuk e kanë thënë asnjë fjalë kundër kërkesave të Josep Borellit. Basha, ka ngacmuar opozitën, para se të niste fjalimin e tij. Basha tha se kur ai del të flas për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deputetët e opozitës frikësohen.

“Unë kur dal me fol për Amerikë, këta tuten”, tha Basha, duke shkaktuar të qeshura në Kuvend.Bashës i ndërhyri kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili duke qeshur i tha: “ti je shkollu në Amerikë, ti di diçka me na kallxu”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img