0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ilaçet e gjumit me rrezik të lartë

Personat që përdorin këto medikamente kanë një risk vdekshmërie 55% më të lartë

Nga një studim i ri është zbuluar se përdorimi i ilaçeve të gjumit mbart një rrezik të lartë. Përdoruesit e tyre jetojnë 5 vjet më pak dhe kanë një riks vdekshmërie më të lartë.

Personat që përdorin medikamente kundër pagjumësisë kanë një risk vdekshmërie 55% më të lartë në krahasim më ata që nuk i përdorin. Mesatarisht ata që marrin ilaçe qetësuese jetojnë 5 vjet më pak, dhe këto rezultate kanë dalë pas një studimi ku janë përfshirë rreth 500 mijë adultë.

Nga studimet e deritanishme rezulton se 1/3 ankohen për pamundësi për të fjetur dhe rreth 15% e popullsisë ka pagjumësi kronike.

Pikërisht për këto raste, apo edhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit, përdoren medikamentet, por që ky studim i fundit i konsideron me prova si me efekte potencialisht mjaft negative në kuadrin e pergjigshëm në organizëm.

Studimi i realizuar nga një grup kërkimor nga Universiteti I Taiëanit është publikuar në revistën shkencore “Sleep Health”.

Ekspertët i konsiderojnë rezultatet si mjaft shqetësuese, dhe bëjnë thrrje që për të luftuar pagjumësinë të përdoren më shumë metodat alternative e të evitohen ilaçet. /Klan News

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img