Violete Kukaj një nga personazhet më të komentuara ditëve të fundit në rrjete sociale ende nuk ka thënë asnjë deklatatë.
Emri i këngëtares bëri bujë në media sociale pasi dy kunatat e saj akuzuan atë se ka marrur pasurin e vllaut të tyre, pra ish-burrit të këngëtares.
Krejt kjo ndodhi pas daljes publike të dy zonjave në emisionin “Shihemi në gjyq” të Eni Çobanit.
Sipas gazetarit, Erdonit Hoxha, imazhi i këngëtares po merr një njollë jo të mirë në sy të popullit.
“Normalisht se do t’i ndikojë në imazhin e saj. Të gjithë e kemi njohur si personazh të dashur për publikun me këngët e saja, tani duket se gjërat do të jenë ndryshe në aspektin negativ” tha Hoxha.
E pashmangshëm, kjo situatë nuk po kalon pa u komentuar edhe në rrjete sociale, madje me të madhe.