Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje.
Rasti kanë ndodhë në fillim të muajit maj 2023, në një market, ku është vjedhë një kasafortë me një shumë të parave (kasafortë e vendosur në market për bëmirësi).
Puna e hetuesve policor, pas marrjes së disa veprimeve operative ka rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar njëri prej të cilëve është arrestuar.
Personi i dyshuar:
– I.H,mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për vjedhjeve, ndërkohë që i dyshuari tjetër aktualisht është në kërkim policor.