Qendra Klinike dhe Universitare (QKUK) ka anuluar testin me shkrim, për infermier të përgjithshëm me shkollë të mesme dhe me Bachelor, të mbajtur me datë 05 dhe 06 maj 2023. Vendimi për anulimin e testit me shkrim, sipas vendimit të QKUK-së, është marrë si pasojë e parregullsive, të cilat kanë ndodhur gjatë mbarëvajtjes së testit.
“Anulohet testi me shkrim për infermierë të përgjithshëm me shkollë të mesme i mbajtur me datë 05.05.2023 dhe Publikimi i rezultatit nga testi me shkrim i publikuar në web faqe të SHSKUK-së të datës 23.05.2023 për infermierë të përgjithshëm të shkollës së mesme. Anulohet testi me shkrim për pozitën Infermierë të përgjithshëm me Bachelor i mbajtur me datë 06.05.2023 nga ora 12:00 në fakultetin JuridIk dhe ekonomik”, thuhet në njoftim.
Në njoftim po ashtu thuhet se testi me shkrim për pozitat e lartcekura, do të mbahet në afatin e paraparë ligjor, ku të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për këto dy pozita, do të njoftohen përmes web faqes së SHSKUK-së.