-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëria në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, Xhaçka: Rikonfirmova mbështetjen për trupat e KFOR

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në Oslo, ku dhe ka folur për çështjen e Kosovës.

Ajo shkruan se ka rikonfirmuar mbështetjen për trupat e KFOR, teksa shton se në takim u diskutua për samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnius, mbi mënyrat për të forcuar mbrojtjen transatlantike dhe mbështetjen e Aleancës për Ukrainën.

“Të bindur se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forcojë Aleancën dhe sigurinë e Europës në tërësi. Mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë. Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara”, shprehet Xhaçka në një postim në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img