-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e LVV-së: Kryetari Hetemi është ende brenda ndërtesës komunale

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka thënë se kryetari i sapozgjedhur i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ndodhet brenda ndërtesës komunale tash e katër ditë.

Që nga e hëna, Hetemi është futur brenda objektit të Komunës së Leposaviqit dhe që atëherë ndodhet në zyrën e tij.

Këtë e ka konfirmuar sot edhe deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza.

Fejza ka deklaruar se Hetemi dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ndodhet të dy në ndërtesat komunale.

“Ish deputetes Besa Ismaili që po ka dilema për përkushtimin e ministrit Krasniqi dhe Qeverisë në sigurimin e kushteve për realizim të detyrës së kryetarëve në veri ia kujtoj se Erden Atiq kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Lulzim Hetemi kryetar i Komunës së Leposaviqit janë në ndërtesa komunale dhe po kryejnë punë siç e kërkon ligji”, ka thënë Fejza.

“Kurse dy të tjerët nga radhët e PDK-së kanë vendosur vet se duan të punojnë nga hapësira të tjera”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img