3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Sulmohen fizikisht kryeshefi dhe ekipi i KRU “Gjakova”

Është sulmuar kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe ekipi i kësaj kompanie.

Kështu kanë bërë të ditur për Klankosova.tv nga KRU “Gjakova”, ku theksohet se kryeshefi është sulmuar jashtë orarit zyrtar të punës, ndërkaq ekipi gjatë orarit të punës.

Ndërkaq, në raportin 24 orësh të policisë rasti është trajtuar si sulm ndaj një personi zyrtar, ku sipas njoftimit është arrestuar i dyshuari, gjersa nuk është cekur pozita e personit që dyshohet se është sulmuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet një njoftim.

Se është sulmuar një zyrtar nga KRU “Gjakova”, për Klankosova.tv e ka konfimuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img