4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq flet me Ramën për aktualitetin: Shpresojmë të triumfojë arsyeja, për të mirën e të gjithëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Vuçiq ka thënë se me Ramën por edhe disa liderë të tjerë rajonalë, të ketë diskutuar mbi zhvillimet e fundit, që nënkuptohet për situatën në veri të Kosovës.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa me rëndësi është që të bëjmë përpjekje të përbashkëta për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Folëm për zhvillimet e fundit dhe hapat e mëtejmë që mund të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes ndaj situatës aktuale të vështirë dhe serioze”, ka shkruar Vuçiq.

“Shpresoj që arsyeja do të triumfojë, për të mirën e të gjithëve”.

Në tekstin e publikuar në profilin e tij në Facebook, Vuçiq i është referuar Ramës si “Kryeministër i Maqedonisë së Veriut”, duke e ngatërruar atë me Dimitar Kovaçevskin.
Aleksandar Vuciq

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img