Sajti i specializuar ‘Tifosy’ ka publikuar shifrat e shpenzimeve të klubeve në merkato, në 5 sezonet e fundit, teksa vihet re dominimi absolut i Chelsea-t.
Londinezët kanë shpenzuar plot 1.2 miliardë euro në 5 vitet e fundit, teksa vlen të theksohet se plot 588 milionë euro, ose 49% e totalit, i ka shpenzuar vetëm në vitin e fundit, nën presidencën e Tod Boehly.
Pas londinezëve, klubi i dytë që ka shpenzuar më shumë, është Juventusi, që ka çuar 837 milionë euro për merkaton në 5 vitet e fundit, shkruan abcnews.al.
Podiumin e plotëson Barcelona, me 776 milionë euro të shpenzuara, ndërsa 20-shen e parë e mbyllin katër skuadra italiane si Roma me 465 milionë euro, Milani me 455 milionë euro, Interi me 445 milionë euro dhe Napoli me 438 milionë euro.
20 klubet që kanë shpenzuar më shumë në merkaton e 5 viteve të fundit…
Chelsea: 1,2 miliardë euro
Juventus: 837 milionë
Barcelona: 776 milionë
Manchester United: 769 milionë
Manchester City: 708 milionë
Arsenal: 674 milionë
PSG: 646 milionë
Real Madrid: 629 milionë
Atletico Madrid: 587 milionë
West Ham: 524 milionë
Wolverhampton: 516 milionë
Aston Villa: 507 milionë
Liverpool: 494 milionë
Tottenham: 493 milionë
Newcastle: 479 milionë
Monaco: 478 milionë
Roma: 465 milionë
Milan: 455 milionë
Inter: 445 milionë
Napoli: 438 milionë