5.4 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj takim koordinues për njohje me Sekretarin e Ligës së Botës Myslimane

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Myslimane, Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë disa ditësh.

Hoxhaj dhe Sekretari i Përgjithshëm kanë diskutuar për një sërë çështjesh, veçmas procesin e lobimit për më shumë njohje për Kosovën në të ardhmen.

“Pata një takim shumë të mirë me Sekretarin e Ligës së Botës Myslimane të cilin e njofova për progresin e brendshëm në konsolidimin e shtetësisë, njohjet ndërkombëtare dhe ndihmën që mund ta ofroj Liga e Botës Myslimane për ta njohur Kosovën nga të gjitha shtetet e OBI-të”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj takim koordinues për njohje me Sekretarin e Ligës së Botës Myslimane

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për një koordinim më të mirë në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm të të rinjve.

Sekretari i Ligës së Botës Myslimane,  Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa po qëndron për një vizitë disa ditësh në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img