-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

S’ndryshon kurrë, Mourinho priti në parking mbrëmë pas ndeshjes arbitrin për të “qëruar hesapet” – VIDEO

Jose Mourinho priti në parkingun e makinave për të “qëruar hesape” me zyrtarët e ndeshjes pasi skuadra e tij humbi me penallti nga Sevilla në finalen e Europa League.

Roma dhe Sevilla luajtën një barazim 1-1 pas kohës shtesë në finalen e Budapestit, ku Sevilla fitoi 4-1 në penallti.

Dhe Mourinho ishte tejet i frustruar pasi humbi finalen e tij të parë evropiane.

Trajneri i Romës ishte i mërzitur gjatë gjithë ndeshjes finale me arbitrin anglez, Anthony Taylor, që la 13 kartonë të verdhë gjatë ndeshjes – një rekord për një finale evropiane.

Roma mbeti e indinjuar kur Eric Lamelas nuk iu dha kartoni i dytë i verdhë gjatë lojës. Ata gjithashtu menduan se duhej të kishin marrë një penallti për lojë me dorë.

Me të përfunduar ndeshje, Mourinho shkoi në parkingun e makinave, për t’i ndërruar ca llafe me zyrtarët e ndeshjes.

Kur ata mbërritën, pamjet e kapën atë duke thënë në anglisht, “Jeni një turp, jeni një turp.”

Më pas ai kaloi në italisht për t’i bërtitur zyrtarëve “Pirdhuni”.

Natyrisht, nuk është hera e parë që Mourinho pret në një park makinash zyrtarët e ndeshjes.

Në vitin 2012, Mourinho u akuzua se priste arbitrin pas humbjes së Real Madridit në Kupën e Spanjës ndaj Barcelonës. Imazhet u bënë virale dhe janë bërë paksa meme.

Çfarë tha Mourinho për arbitrin pas ndeshjes?

Mourinho nuk u përmbajt as në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Vitin e ardhshëm ne nuk do të luajmë në Ligën e Kampionëve dhe kjo është një gjë e mirë sepse nuk jemi krijuar për të”, tha ai.

“Dhe le të shpresojmë që Taylor do të drejtojë vetëm ndeshjet në Champions League dhe do të bëjë të njëjtën gjë që bëri sonte, dhe jo në Europa League.

“Ishte një lojë intensive, e gjallë me një arbitër që dukej spanjoll. Ishte e verdhë, e verdhë, e verdhë gjatë gjithë kohës.

“Padrejtësia tregohet nga fakti që Lamela duhet të kishte një të verdhë të dytë, por ai nuk e bëri, dhe ai konvertoi një penallti në gjuajtje”, përfundoi Taylor. /PrishtinaPressSport/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img