Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se ndalur ujin në një objekt banesor në Apolonia 1 në Fushë Kosovë.
Ndalesa është bërë me urdhër të policisë, për shkak të pëlcitjes së ujit në një banesë për të cilin pronari nuk gjindet dhe ka shkaktuar dëme në katet e poshtme.
Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se kjo hyrje do të mbetet pa ujë deri sa të vendos prokurori për hapjen e banesës.