Sevilla është definitivisht specialisti i Ligës së Evropës.
Ekipi spanjoll arriti të triumfonte pas penalltive ndaj Romës, për ta fituar titullin e Ligës së Evropës.
Për 120 minuta, rezultati ishte krejtësisht i barabartë, 1:1.
Rezultati pas 90 minutave është i barabartë, 1:1.
Ishin italianët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 35-të nëpërmjet Paulo Dybalas.
Sevilla u kundërpërgjigj duke barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 55-të.
Në fakt, ishte Mancini i cili në tentim për ta larguar topin, shënoi gol në portën e tij.
As në shtesat dy herë nga 15 minuta nuk pati gola e madje as raste shënimi.
Roma u mbrojt dhe e zhagiti shumë lojën, teksa Sevilla pati iniciativën dhe e administroi ndeshjen.
Por, në penallti, Sevilla arriti të fitonte ndaj Romës.