Një plagosje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sontme në Skënderaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se i dyshuari tashmë është arrestuar.
Gjithashtu, ai dha detaje edhe për të plagosurin, duke shtuar se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 20:30, Policia në Skënderaj ka pranuar informatën për një person të plagosuar nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë. Hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, tha tutje Zahiti.