-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

FFK njofton se tifozët rumunë janë të mirëseardhur në Prishtinë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka reaguar pas lajmeve në mediat rumune që flisnin për shqetësimin e presidentit të Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, lidhur me sigurinë e tifozëve rumunë për ndeshjen e 16 qershorit kundër Kosovës në Prishtinë.

Ai ka njoftuar se sot është takuar me presidentin Burleanu ku e ka siguruar se gjendja në Prishtinë është në rregull dhe nuk ka asnjë lidhje me pasigurinë.

Postimi i plotë:

Këto ditë në mediet e Rumanisë kanë qarkulluar disa lajme që flisnin për shqetësimin e presidentit të Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, lidhur me sigurinë e tifozëve rumunë për ndeshjen e 16 qershorit kundër Kosovës në Prishtinë, e të cilat shqetësime lidheshin me situatën e fundit në veri të vendit tonë.

Në kuadër të takimeve në UEFA, sot zhvillova një bashkëbisedim me presidentin Burleanu dhe e sigurova se gjendja në Prishtinë është në rregull dhe nuk ka asnjë lidhje me pasigurinë.

Ne si federatë, bashkë me institucionet shtetërore, do të marrim masat e nevojshme për të siguruar që ekspedita e Kombëtares së Rumanisë dhe tifozët e tyre të ndihen të sigurt gjatë qëndrimit në Kosovë, ashtu siç kujdesemi për çdo ekip tjetër.

Kosova, në këtë drejtim, e ka dëshmuar organizimin dhe mikpritjen e jashtëzakonshme për të gjitha ekipet dhe tifozërit e tyre.

I shpreha presidentit Razvan Burleanu mirëseardhje në Kosovë dhe i premtova se do ta kenë pritjen dhe sigurinë sipas të gjitha rregullave dhe protokolleve të UEFA-së.

Ndeshja Kosovë – Rumani do të jetë një përballje futbolli dhe asgjë më shumë, ku do të luhet ‘fair-play’ dhe në fund do të fitojë më i miri.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img