14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Komandati i NATO-s në Napoli viziton KFOR-in

Admirali Stuart B. Munsch, komandanti i forcave të NATO-s në Napoli, është takuar të enjten me komandantin e KFOR-it në Kosovë, për të diskutuar planet dhe operacionet e së ardhmes, ashtu që të sigurohet një ambient i qetë në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, NATO-ja ka bërë të ditur se dy komandantët kanë diskutuar për 700 trupat shtesë që do të angazhohen në kuadër të KFOR-it në Kosovë, si dhe vendosjen e një batalioni tjetër në gatishmëri të lartë.

Munsch është takuar të enjten edhe me ushtarë të KFOR-it nga Hungaria dhe Italia, të cilët janë plagosur si pasojë e dhunës që ka shpërthyer më 29 maj në Zveçan, në përplasje e sipër me protestuesit serbë.

Ai është takuar edhe me ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, me të cilët janë pajtuar për nevojën e dhënies fund të dhunës, dhe fokusimit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./REL/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img