0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj del me maicë të marinsave amerikanë në konferencë

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, sot ka dalë në konferencë për media më ndryshe se zakonisht.

Për të dhënë mesazhin se Qeveria Kurti duhet të dëgjojë amerikanët, ai ka veshur një bluzë të marinsave amerikanë.

Haradinaj tha se kryeministri Kurti duhet të largohet nga qeverisja meqë “po paraqet rrezik për vendin”.

“Jam shumë i shqetësuar për situatën në vend. Ajo sot është më e rënda që nga viti 1999.  E shoh përgjegjës të drejtpërdrejtë të kësaj situate, Kryeministrin Albin Kurti.  Prandaj ai duhet të largohet menjëherë. Çdo ditë e mbetjes së tij në krye të Qeverisë, është e dëmshme dhe e rrezikshme për vendin. Është hera e parë në histori që miku më i madh i Kosovës, ai që luftoi për lirinë tonë dhe që i vuri themelet e shtetit të pavarur të Kosovës, Amerika, i vendos sanksione Kosovës. Dhe fajtor për këtë është një njeri, Albin Kurti. Prandaj, u bëj thirrje të gjithë atyre që ia duan të mirën vendit të tyre, qofshin në Vetëvendosje apo në partitë tjera politike, qytetarë në vend e në diasporë, që sot ta ndihmojnë Albin Kurtin”, tha Haradinaj në konferencë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img