6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Zvogëlojmë policinë nëpër komuna kur bandat kthehen në Beograd ose në burg në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference në Bratisllavë ka folur për krizën në veri dhe për acarimin e raporteve të Kosovës me ndërkombëtarët, konkretisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se po punon shumë për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë. Sipas Kurtit, rrugëdalja nuk duhet të jetë një rrugë e lakuar por më shumë një hekurudhë, meqë sipas tij nevojiten dy korsi.

Fillimisht thotë se për të dalë nga kjo krizë, nënkuptohet sundim i ligjit, që bandat duhet të kthehen në Beograd apo në burg në Kosovë dhe më pastaj do të ulet numri i policëve në ndërtesat e komunave për të ecur drejt normalizimit.

“Po punojmë fortë për të gjetur një rrugëdalje. Rrugëdalja nga kjo nuk duhet të jetë rrugë e lakuar por më tepër një hekurudhë. Që nënkupton se kemi nevojë për dy korsi. E para për të dalë nga kjo krizë në veri, që nënkupton sundim të ligjit, bandat duhet të kthehen në Serbi apo në burg në Kosovë dhe pastaj ulim numrin e policisë në ndërtesat e komunave dhe normalizojmë situatën”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë korsia e dytë sipas Kurtit është implementimi i marrëveshjes themelore, pa vonesa, pa kushte dhe në mënyrë të plotë.

Kurti ka thënë se legjitimiteti,a toriteti dhe besueshmëria e tri palëve, shtuar këtu edhe SHBA-në, po dëmtohet nga mungesa e implementimit të marrëveshjeve.

“E dyta është implementimi i shpejt pa vonesa, i plotë, i pakushtëzuar i marrëveshjes bazike që ne jemi marrë vesh. Legjiteimteti, autoriteti dhe besueshmëria e tri palëve plus SHBA-së po gërryhet duket pasur një tekst dhe duke mos pasur implementim.”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se kjo ka qenë edhe vërejtja kryesore ndaj qeverive të kaluara që kanë nënshkruar marrëveshje, por s’janë implementuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img