9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

UEFA dënon arbitrin turk që ndëshkoi edhe kombëtaren shqiptare

Arbitri Deniz Aytekin është përjashtuar nga UEFA, pasi u vë në presion të madh për mënyrën sesi arbitroi ndeshjen e Champions League mes Barcelonës dhe Paris Saint Germain.

UEFA mund të dënojë ashpër gjyqtarin gjerman Deniz Aytekin, duke ia ndaluar gjykimin në pjesën e mbetur të sezonit të Ligës së Kampionëve.

Pierreluigi Colina, që kryeson bordin e gjyqtarëve, raportohet të ketë vendosur të mos i japë Aytekin mundësinë për të gjykuar më këtë edicion, pasi nuk është aspak i kënaqur me mënyrën si ai e gjykoi përballjen Barcelona – Paris-Saint Germain.

Në raporte përmendet po ashtu penalltia e paakorduar në rastin e Angel Di Maria dhe ajo e paqena e akorduar në rastin e Luis Suarez.

Raporti zyrtar i shtëpisë europiane të futbollit ende nuk është publikuar, ndaj nuk dihen ende konkluzat finale.

Kujtojmë se Aytekin ishte ai që arbitroi edhe ndeshjen e vlefshme për eliminatoret evropiane të “Rusi 2018” të Shqipërisë kundër Izraelit.

Në minutën e 17 ai akordoi një penallti për Izraelin dhe largoi me karton të kuq Gjimshitin, çka u komentua si vendim i tepruar, pasi ndërhyrja nuk që as e rrezikshme dhe as e qëllimshme.

Por me flagrant ishte vendimi i minutës se 54 kur nuk ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin izraelit, Zahavi për simulim, por largoi Etrit Berishën për reagimin ndaj tij dhe akordoi një tjetër 11 metërsh ne favor te Izraelit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img