8.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Rumunët synojnë t’i marrin katër pikë në duelet e qershorit me Kosovën dhe me Zvicrën

Presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Razvan Burleanu insiston se Kombëtarja e Rumanisë synon t’i fitojë 4 pikë nga 6 të mundshme në ndeshjet në udhëtim ndaj Kosovës dhe kundër Zvicrës, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

“Lëndimet e lojtarëve janë gjithmonë shkak për brengosje para ndeshjeve të Kombëtares dhe si rezultat i faktit se nuk e kemi një skuadër më të gjerë. Lëndimet gjithmonë na ngatërrojnë punët. Shpresojmë që deri në grumbullimin e ekipit do të kemi sa më pak lëndime, në mënyrë që të jemi në gjendje t’i realizojmë objektivat tanë në këto dy ndeshje (ndaj Kosovës dhe Zvicrës), që janë t’i fitojmë 4 pikë”, u shpreh kreu i futbollit rumun në konferencë për shtyp.

“Ekipi kombëtar tradicionalisht nuk ka regjistruar rezultate të mira në qershor. Duket se qershori nuk është dhe aq i favorshëm për ne. Por, këtë herë duam të kemi vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në këtë proces të rrugës drejt Evropianit. Duam që ta vazhdojmë serinë e rezultateve të mira, të nisur në mars. Atyre 6 pikëve mund t’ua shtojmë edhe 4 pikë në qershor. Duam që lojtarët tanë ta kuptojnë këtë moment mjaft të rëndësishëm dhe që në fund të qershorit, të jemi të lumtur me arritjen e objektivave”, vazhdoi Burleanu.

Kosova dhe Rumania do të përballen mes vete më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45, ndërsa më pas rumunët më 19 të muajit që vjen do të kenë punë me Zvicrën në Luzern.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img