Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka konfirmuar se edhe të mërkurën po ushtron detyrën nga zyra për komunitete që gjendet në fshatin Çabër.
Zeqiri ka thënë për Kohën se momentalisht situata është e qetë në komunën që ai udhëheq.
Ai edhe të martën ka punuar nga zyra për komunitete.
Zeqiri fitoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit. Ai ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.