Një numër më i madh i protestuesve janë parë sot në Zveçan.
Kjo ka bërë që edhe KFOR-i të përforcojë barrikadat. Ata kanë vendosur më shumë tela me gjemba, për t’u mbrojtur nga ndonjë afrim eventual i serbëve.
KFOR-i duket se këtë po e bën si masë mbrojtëse pas tensioneve të mëdha që ishin ditë e hënë.
Atje mbetën të lënduar më shumë se 30 ushtarë të KFOR-it.