Një numër më i madh i serbëve janë mbledhur sot para ndërtesës së Komunës së Zveçanit qysh para orës 07:00 të mëngjesit, raporton nga vendi i ngjarjes gazetari i T7, Çlirimtar Morina.
KFOR-i sot i ka përforcuar edhe masat mbrojtëse përreth objektit të komunës, duke vendosur dy rende telash me gjemba një mbi një.
Para protestuesve qëndrojnë telat rrethorë me gjemba, e më pas pjesëtarët e KFOR-it me pajisjet e tyre.
Gjithsesi, situata për momentin është e qetë.
Së bashku me serbët e mbledhur, protestës këtë mëngjes i janë bashkuar edhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.