5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Me kë po komunikon Rama me këtë status në Facebook?

Kryeministri Rama reagoi për herë të parë pas lajmeve të përhapura për shkarkimin e ministrit Tahiri, por zgjodhi të “fshehë” mes rreshtash qëndrimin e tij, që pak veta do e deshifronin. Kur e gjithë Shqipëria po gëlon me spekulimet për fundin e Qeverisë Rama, ai ka postuar në Facebook një status të kriptuar. Nuk dihet kujt ia ka drejtuar…

Opozita e quajti një fitore të saj shkarkimin e ministrit të Punëve të brendshme Saimir Tahiri, ministrin më të akuzuar prej tyre si të lidhur me krimin…megjithëse kjo nuk i kënaqi për t’i dhënë fund protestës, sic lideri demokrat Basha ja bëri të ditur kryeministrit Rama këtë pasdite se ajo që kërkon është largimi i tij dhe krijimi i një qeverie teknike

Në reagimin e  tij të parë, kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur të përdorë një shprehje popullore.

“Qesh mirë kush qesh i fundit”, – shkruan ai në rrjetin social Facebook në rubrikën “Amarcord” ku ndryshe nga herët e tjera ka postuar foton me këtë mesazh:

-Më ndje Pasha që të prish gjumin më dymbëdhjetë e një cerek pas mezi ditës po ashtu është sera se kam…

-Hair, haber nga Roma

-Inshallah ashtu si ja kemi dhënë kararin do bëhet

-Ha ha ha

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img