Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se është thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e lënduar të KFOR-it në veri të Kosovës.
“KFOR-i dhe Policia e Kosovës janë të përkushtuar për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët!”, shkroi Mehaj në një postim më Tëitter.
“Ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës dhe mbështesim përpjekjet për një Kosovë paqësore!”, shkroi Mehaj.
Gjatë protestave të djeshme në veri të Kosovës, rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it janë lënduar nga grupet e strukturave paralele të përfshirë në protestë.