Institucionet e Kosovës kanë nisur ndryshimin e ligjit për Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Me anë të këtyre ndryshimeve, drejtuesit e kësaj dhome po shpresojnë që të rrisin numrin e gjykatësve dhe stafit, meqë aktualisht është e pamundur të zgjidhen të gjitha lëndët gjyqësore, për shkak të numrit shumë të madh, raporton KTV.
Mirëpo, sipas kryetarit të Dhomës së Veçantë, kjo do të arrihej nëse Këshilli Gjyqësor i Kosovës ndan më shumë buxhet, përndryshe ndryshimet në ligj nuk do të sillnin asgjë.
Një nga problemet më të mëdha në zgjidhjen e rasteve që vijnë në këtë institucion janë edhe ato që lidhen me problemet kadastrale. Madje, Sylejmani thotë se as marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për kopjet kadastrale nuk po u kryen punë.
Kritika ndaj këtyre zhvillimeve kanë drejtuesit e BSPK-së. Kryetari i saj thotë të mos jetë fare i informuar me zhvillimet që po ndodhin me këtë ligj.