1.8 C
Pristina
Thursday, March 20, 2025

Buy now

spot_img

Kiara dhe Luizi nuk janë të martuar zyrtarisht, rrjedhin në rrjet të dhënat personale të artistit

Luiz Ejlli vazhdon të jetë më i komentuari i momentit në showbizin shqiptar.

Këngëtari i njohur është rikthyer fuqishëm në skenë pas një pauze të gjatë dhe ndjekësit e fansat janë të interesuar dhe e ndjekin çdo hap të tij.

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një dokument nga Qendra Kombëtare e Biznesit që zbulon se Ejlli ka ndryshuar biznesin e tij të noterisë duke e kthyer në veprimtari argëtimi: Prodhim i produksioneve televizive, spote, konkurse muzikore, festivale apo aktiviteve te zhanreve te ndryshme artistike, sportive, etj.

Por ajo që ra në sy me publikimin e këtij dokumenti ku zbulohen të dhënat personale të tij, është gjendja civile.

Aty Luizi figuron beqar, që do të thotë se ai dhe Kiara nuk janë zyrtarisht të martuar ndonëse aty ishte kreu i Bashkisë, Erion Veliaj.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img