Tre policë serbë janë shkarkuar nga detyra e tyre zyrtare, dhe sipas raportimeve të bëra nga ‘Blic’, këta të tre janë shkarkuar pa pëlqimin e komandantit të qendrës së policisë, transmeton Indeksonline.
Sipas ‘Blic’,zhvillimet në Shërbimin Policor të Kosovës, kanë të bëjnë me zëvendësimin e kreut të hetimit të Drejtorisë Rajonale në veri, kreun e administratës rajonale dhe kreun e mjekësisë ligjore rajonale.