5.4 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Autobusët e rinj të Shpendit mund të jenë të ringjyrosur

‘Kemi menduar që autobusët të jenë të kaltër me të bardhë, si ngjyra e plisave’. Kështu kishte thënë se do të jenë autobusët e rinj, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Para se të vinin ata, më pas tha se, në bashkëpunim me kompaninë fituese kemi menduar që ata të jenë të verdhë. Ngjyrë kjo që nuk ka asnjë simbolikë për Prishtinën. Por, edhe kjo ngjyrë mund të mos jetë ajo e para e prodhimit të tyre.

Kryetari Ahmeti ka thënë se autobusët janë prodhim i fundit i “Veco”, të vitit 2016. Por, autobusët e rinj të Ndërmarrjes ‘Trafiku urban’ që është në pronësi të Komunës së Prishtinës mund të jenë të ringjyrosur dhe të jenë më të vjetër se viti 2016. Disa nga ta janë të ngjyrës së verdhë, e disa të verdhë të mbyllur në atë portokalli.

“Ngjyra përzihet në mënyrë kompjuterike dhe nëse ajo vendoset në hekurin që del nga fabrika, autobusët do të kishin të gjithë një ngjyrë. Po ashtu, nëse ajo ngjyrë është e njëjta e përzier në mënyrë kompjuterike, atëherë kemi të bëjmë me ringjyrosje të autobusëve të ngjyrave të mbyllura dhe të hapura. Pra, me ngjyrën kompjuterike të njëjtë të përzier, autobusët që duken të verdhë më të çelur, kanë pasur ngjyrë të verdhë të lehtë, ndërsa ata në ngjyrë portokalli kanë pasur ngjyra të mbyllura, si të kaltër të mbyllur, ngjyrë kafeje, etj”, tha për lajmi.net një ngjyrë-punues i veturave në Prishtinë.

Sipas ligjeve në fuqi, kur organizatat buxhetore pranojnë vetura, duhet të formojnë një komision profesional për të bërë pranimin teknik të tyre, në mënyrë që të konstatohet gjendja e mjetit konform kontratës.

Qe disa javë lajmi.net ka kërkuar të dhëna nga Komuna e Prishtinës lidhur me pranimin teknik të autobusëve të rinj, nëse është bërë ai dhe nga ndokush. Por, Komuna ka refuzuar të përgjigjet.

Por, ‘Trafiku urban në bashkëpunim me autoritete komunale e kanë formuar një komision të pa specialuzar për këtë çështje i cili e ka bërë pranimin teknik. Lajmi. net ka mësuar se Komisioni ka qenë në përbërje prej tre anëtarëve nga stafi i “Trafiku urban”.

Bashkim Ibrahimi, Drejtor i Bordit në ‘Trafiku urban’, ka thënë se Ndërmarrja nuk posedon staf profesional për pranimin teknik të autobusëve.

“Kur është bërë pranimi teknik i autobusëve, ne Bordi i Drejtorëve nuk kemi qenë në Ndërmarrje. Madje, nuk kemi qenë të njoftuar as nga ish Kryshefi ekzekutiv. Ndoshta ka pasur ndonjë Komision për pranimin teknik. Por, realisht Ndërmarrja nuk posedon personel të kualifikuar për këtë çështje. Pra, meqë Kompania nuk ka organ shqyrtues është dashur t’i bëhet një kërkesë Fakultetit të Inxhinierisë teknike”, tha Ibrahimi.

Ai tha se Rregullorja 02/2013 e rregullon këtë problematikë. “Kjo rregullore thotë se, nëse Institucioni ose Ndërmarrja nuk ka staf të profesionalizuarar për këtë çështje, atëherë të bëhet kërkesë në organet tjera profesionale. Pra, që në këtë rast është dashur të parashtrohet kërkesë në Fakultetin teknik. Pra, meqë ata kanë profesorë dhe staf të kualifikuar ata është dashur ta bëjnë pranimin teknik. Një hetim i policisë do të mund ta zgjidhte këtë enigmë më mirë”, tha tutje Ibrahimi.

Komuna e Prishtinës nuk e pranon si legjitim Bordin aktual të drejtorëve, ndërkohe që ky Bord para pak ditëve e ka shkarkuar nga detyra Kryshefin e Ndërmarrjes, Halil Mustafa dhe ka shpallur konkurs për Kryshef, por, Mustafa ende është duke shkuar në punë, pasi që edhe ai ka thënë se nuk e njehë këtë Bord.

Kujtojmë se autoritet komunale në fillim kishin thënë se autobusët do të kenë ngjyrë të kaltër të përzier më të bardhë.

Ndonëse , ende ‘Trafiku urban’ nuk i ka pranuar të gjithë autobusët e rinj, nga kompania ceke ‘Iveko’, ata që janë në Prishtinë nuk kanë ardhur nga Republika ceke, por nga Kroacia. Sipër targës së autobusëve që qarkullojnë në kryeqytet ekziston mbishkrimi www.autobus.hr. Dhe po që se hapet ky,  hapet edhe një faqe e ‘Iveco’ me përfaqësi në Kroaci.

Kontrata e nënshkruar në mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë çeke ‘Iveko’,  për blerjen e 51 autobusëve, akoma mbetet si top sekret, e pa publikuar dhe e pa lexuar nga askush, pos palëve të përfshira në marrëveshje.

Më 11 janar 2017, pesëmbëdhjetë autobusë të “Iveco”-s nga Republika e Çekisë, zyrtarisht, iu dorëzuan kompanisë transportuese “Trafiku Urban”, të Prishtinës. “Iveco CZ” fitoi tenderin për furnizim me 30 autobusë për kryeqytetin e Kosovës në një vlerë prej 5.9 milion eurove. Kontrata parashihte edhe mundësinë e sjelljes së 21 autobusëve të tjerë. Paratë për këtë projekt në vlerë prej 10 milion eurove janë siguruar nga një kredi e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ndërkaq, mbi 1 milion janë siguruar nga Komuna  e Prishtinës, çka do të thotë se i gjithë tenderi për 51 autobusë kap vlerën mbi 11 milion euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img