Mediat sot kanë raportuar se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka arritur një marrëveshje me protestuesit për tërheqje të trupave dhe lirim të burgosurve që u arrestuan dje si të dyshuar për sulmet në Zveçan.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi për KALLXO.com ka demantuar lajmin teksa tha se nuk ka ndonjë marrëveshje mes KFOR-it dhe protestuesve, dhe se informacioni për tërheqjen e trupave dhe lirimin e të burgosurve nuk është i vërtetë.
“Lajmi për arritjen e marrëveshjes mes KFOR-it dhe protestuesve, nuk qëndron. Nuk ka marrëveshje të tillë. Çfarëdo marrëveshje që flet se është arritur mes KFOR-it dhe protestuesve tërheqjen e trupave dhe lirimin e të burgosurve nuk është i vërtetë dhe nuk qëndron”- ka deklaruar Fetoshi për KALLXO.com.
Ndërkaq me një bisedë me KALLXO.com, Andera Galienu zëdhënës në KFOR, ka mohuar të ketë pasur ndonjë marrëveshje por as edhe takim për të diskutuar këtë çështje.
“Jo KFOR-i nuk ka pasur ndonjë takim me Listën Serbe”- ka deklaruar Galienu.