-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministrja italiane: S’do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar pas zhvillimeve në komunat veriore të Kosovës ku 25 ushtarë të KFOR-it, prej tyre 11 italianë, janë plagosur pasi u sulmuan nga serbët me maska të grumbulluar e me objekte të forta.

Ajo ka dënuar sulmin ndaj misionit të KFOR-it pjesë e së cilës janë edhe ushtarë nga kombe të tjera, duke shtuar se nuk do të tolerojnë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it.

“Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it”, tha Meloni.

Kryeministrja italiane është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira menjëherë të bëjnë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve.

“Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”, tha Meloni.

Edhe NATO ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e 25 ushtarëve.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, deklaroi se sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme dhe se dhuna duhet të ndalet menjëherë.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”, tha Lungescu.

KFOR-i ka njoftuar se rreth 25 ushtarë të këtij misioni janë plagosur në Zveçan gjatë protestave nga qytetarët serbë.

KFOR-i njofton se ushtarët e plagosur janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.

“Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit. Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, njofton KFOR-i.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img