-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq u bën thirrje serbëve në Kosovë që të mos hyjnë në konflikte me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n.

Ai bëri thirrje për protesta paqësore. Vuçiç iu drejtua publikut të hënën në mbrëmje, pasi KFOR-i ndërhyri për të shpërndarë demonstruesit serbë të mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës.

Vuçiç tha se të martën në mëngjes, më 30 maj, do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Ai, gjithashtu, deklaroi se gjatë ditës ka folur me “amerikanë, gjermanë dhe evropianë”.

Vuçiç tha se gjatë intervenimit të KFOR-it janë lënduar 52 serbë, prej të cilëve, sipas tij, tre kanë pësuar lëndime të rënda, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Kur të premten, më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët e sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale, Vuçiq dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë.

“Ne kemi dislokuar forcat tona në vende ku mendoj se është e nevojshme”, tha ai.

Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit – të gjithë shqiptarë – u kundërshtuan nga serbët lokalë.

Grupe të serbëve protestuan në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në veri të Kosovës, duke kundërshtuar kryetarët e rinj të nacionalitetit shqiptar në komunat me shumicë serbe.

Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për sulmet dhe dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan në veri të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img