0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KFOR-i: Rreth 25 ushtarë italianë e hungarezë të plagosur

Rreth 25 ushtarë të paqeruajtësve të KFOR-it janë plaguar sot në protestat e dhunshme të serbëve në Zveçan. Lajmin e ka konfirmuar për media Zyra për Informim e KFOR-it e cila konfirmon se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen nga personeli shëndetësor.

Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit. Pasditen e sotme njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës për të frenuar demonstratat e dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të marrin detyrën ditët e fundit. Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Të trajtuar me kohë nga njësitë mjekësore të KFOR-it, aktualisht thuhet se të plagosurit janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.

“Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve. Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img