Ekipet e Radios së Evropës së Lirë kanë marrë pamjet e bartjes të ushtarëve të lënduar të KFOR-it në veri.
Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e intervenimit të KFOR-it kundër protestuesve serbë në Zveçan, raporton ekipi i REL-it në terren.
Gjatë operacionit u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.