4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier: Të shmanget hyrja me forcë në ndërtesat komunale

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se ka biseduar me kryetarët e Zubin Potokut dhe të Zveçanit për situatën aktuale në veri të Kosovës.

Duke folur për gazetarët, Hovenier tha se “është e rëndësishme që të shmangen situatat në të cilat zyrtarët publikë hyjnë në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës”.

Hovenier tha se ky është qëndrim i SHBA-së dhe i vendeve të tjera të Quint-it: Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës dhe Gjermanisë.

“Në takim me kryetarët biseduam se si ata mund t’i përmbushin detyrat e tyre, për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, në një mënyrë që tregon përgjegjësi ndaj të gjithë qytetarëve, dhe diçka e tillë, sipas nesh, tani nënkupton moshyrje në ndërtesë me forcë”, tha Hovenier.

Takimi u zhvillua në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe shefi i kësaj zyre, Tomas Szunyog.

Hovenier tha se në takim janë ftuar të katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri, por se të pranishëm ishin vetëm ai i Zveçanit dhe i Zubin Potokut – që të dy nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë.

Hovenier tha se ka takuar më pas edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën tha se ka diskutuar për situatën në veri./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img