Në Zveçan po raportohet se ka një situatë të tensionuar, ku grupe të serbëve lokalë – mes tyre disa edhe me maska e kapele – qëndrojnë të tubuar para ndërtesës së komunës.
Kordoni i pjesëtarëve të KFOR-it është vënë në afërsi të objektit, ndërsa pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk shihen aty.
Policët e Kosovës janë brenda objektit komunal.
Në Zubin Potok është situatë më e qetë, edhe pse grupe qytetarësh vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së komunës edhe atje. Ngjashëm është situata edhe në Leposaviq, ku një numër njerëzish u larguan nga protesta.