-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Cramon i replikon Bashës me komunikatë të QUINT-it, ai i thotë “s’mund të sillesh si kauboj me policinë”

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka replikuar me deputetin e VV-së, Dimal Basha në rrjetin social Tëitter për “përplasjen” e saj me Policinë e Kosovës.

Basha, i ka reaguar eurodeputetes, Viola von Cramon, pasi kjo e fundit në Zveçan iu tha forcave policore ”çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi”.

Sipas Dimal Bashës, sjellja e eurodeputetes është “mentalitet imperialist” si dhe “i turpshëm”.

Von Cramon ia ka kthyer përgjigjen duke pretenduar se Basha po e sulmon dhe ka bashkëngjitur deklaratën e përbashkët të shteteve të Quintit.

“Më mirë të lexoni se çfarë thotë pjesa tjetër e botës në vend që të më sulmoni.”, i ka thënë ajo.

Basha i ka kthyer përsëri përgjigje, duke thënë se kritikën e tij ndaj saj ajo sigurisht do ta përdorë në raportin e saj për Kosovën në PE dhe ka shtuar se ajo nuk mund të ecë si “kauboj” dhe të ofendojë Policinë në Kosovë.

“Tani ju po e quani kritikën time “sulm”, kështu që mund të luani “viktimën” dhe ta përdorni këtë në raportin tuaj”

“Nuk mund të ecësh si një ‘kauboj’ dhe të ofendosh policinë tonë, sepse ata janë atje për të zbatuar sundimin e ligjit dhe demokracinë, forcat kriminale të Vuçiqit shkelin çdo ditë!”, përfundoi ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img