-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bahtiri: Ndërkombëtarët mos ta fusin Kosovën në situatë të palakmueshme, por t’i bien në kokë gjarprit (Vuçiqit)

Në kulmin e tensioneve të krijuara ditën e premte, ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka qenë ndër vizitorë e parë që ka vizituar kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Beqirin në zyrën e re.

I kontaktuar nga IndeksOnline, Bahtiri ka folur pritjet e tij për ditët në vijim dhe për reagimet e ashpra të ndërkombëtareve.

Sa i përket zhvillime të ndodhura të premten e kaluar, Bahtiri ka thënë se çdo kryetar i zgjedhur nga populli qoftë me shumicë apo pakicë votash, duhet t’u krijohet mundësia për ta kryer punën e vet me përgjegjësi.

“Policia e Kosovës e ka zbatuar vendimin në mënyre më të mirë të mundshme, sepse ka krijuar kushtet që kryetari i Komunës të futet në objekt komunal që është pronë shtetërore, i cili është objekt që kryetari kryen aktivitetet e veta ligjore. Unë mendoj se është një veprim i mirë i matur. Kryetarët janë legjitim dhe duhet të krijohen kushtet më të mira për tu shërbyer qytetarëve pavarësisht nacionalitetit”, ka thënë Bahtiri për IndeksOnline.

Më tutje, ai ka thënë se serbët duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se jetojnë në shtetin e Kosovës, në të cilin e gëzojnë drejtat më shumë se në çdo shtet të botës.

Duke folur për reagimet e Sekretarit Blinken dhe ambasadorëve të QUINT-it, ish kreu i Mitrovicës ka thënë se miqtë ndërkombëtar duhet t’i bien në kokë gjarprit, dhe gjarpri, sipas tij, është Vuçiqi.

“Unë mendoj se në rrethana të tilla të qortojnë, por ne e kemi ndërtuar këtë shtet së bashku. Unë mendoj se po mund të jenë qortime, por duhet kuptuar edhe ata drejtë se nuk kemi bërë asgjë, përveç se kemi ruajtur sovranitetin e shtetit dhe kushtetutshmërinë e vendit, duke u larguar nga të këqijat që kanë mund të vinë. Ata duhet kuptuar drejtë dhe të ndalen të mendojnë se sikur të kish ndodhur në shtetet e tyre që një shitet tjetër të çojë njerëz kriminel dhe të vendosen në institucionet e atij shteti, se si do të kishin vepruar ata. E di se situata është e ndërlikuar dhe BE, por edhe amerikanët kanë për qëllim të bëjnë një qetësi absolute dhe të bëjnë stabilitet në Ballkan, por stabiliteti nuk krijohet duket e futur në situatë të palakmueshme Kosovën, por duhet t’i bien në kokë gjarprit dhe ai është Vuciqi me shokët e vet”, ka shtuar Bahtiri.

Krejt në fund, ai i ka  bërë apel partive opozitare që të bëhen bashkë kur është në pyetje veriu dhe t’i dalin Zot vendit, sepse, ai thotë se po cenohet territori i Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img