Përfaqësuesit e Doganës së Kosovës sot po marrin pjesë për herë të parë në gjysmëmaratonën e organizuar nga Asociacioni i Sporteve të Doganave Evropiane në Bruksel.
Aktiviteti është bashkë organizuar nga Asociacioni i Sporteve dhe Dogana e Belgjikës në kornizën e organizimit të qytetit ku marrim pjesë të 60,000 vrapues nga e gjithë Evropa, nga të cilët qindra janë nga administratat doganore evropiane, ndërsa nga Kosova janë dy zyrtar doganor dhe atasheu i Doganave i cili punon në Mabasadën tonë në Bruksel.
Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për Doganën e Kosovës që nga anëtarësimi në Asociacionin e Sporteve në tetor të vitit të kaluar. Pjesëmarrja e zyrtarëve të Doganës së Kosovës tregon angazhimin e tyre në bashkëpunimin doganor europian dhe promovon një stil jetese të shëndetshëm dhe aktive për profesionistët e doganave.
Ky angazhim dhe shpqërimi nën këtë patronazh hap dyert për bashkëpunim të zgjeruar dhe një të ardhme më të ndritshme për bashkëpunimin doganor në rajon.
Me këtë rast Dogana e Kosovës është mirënjohëse për Asociacionin dhe Doganën e Belgjikës për organizimin e kësaj ngjarje.