Mbi 600 fidanë kanabisi të kultivuara më tokë janë asgjësuar në zonën malore të Krujës.
Aksioni ku morën pjesë edhe forcat e FNSH-së u shtri në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon që bëjnë pjesë në njësinë administrative Nikël.
Uniformat blu kanë arritur po ashtu të identifikojnë një prej kultivuesve. Në kërkim është shpallur 53-vjeçari me inicialet A.D. që në parcelën pranë banesës së tij kishte kultivuear 250 fidanë kanabisi.
Gjatë 7 fazave të mëparshme të operacionit “Territor i pastër”, janë gjetur dhe asgjësuar në total 6347 fidanë dhe bimë kanabisi, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.