0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Pavarësisht titullit, Bayerni shkarkon drejtorin sportiv

Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic janë shkarkuar nga Bayern Munichu, pavarësisht se skuadra e fitoi titullin e kampionit të këtij sezoni në Bundesliga, bënë të ditur “BILD”.

Thuhej se Oliver Kahn mungoi për ndeshjen e sotme ndaj Kolnit për shkak se ishte i sëmurë, por sipas informacioneve të “Bild” kjo është vetëm gjysma e të vërtetës.

Bëhet e ditur se Kahn dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic nuk do të jenë më pjesë e Bayern Munichut, pasi që thuhet se ka pasur një mbledhje emergjente të krerëve të klubit.

Vendimi për Kahn ishte marrë pavarësisht rezultatit të garës për titullin e kampionit në Bundesliga. Komunikata zyrtare nga klubi pritet sot.

Pasuesi i Kahn në rolin e drejtorit ekzekutiv të klubit do të jetë 55 vjeçari, Jan-Christian Dreesen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img