-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti diskuton me emisarin britanik: Qëllimi ynë është të sigurojmë qasje në zyre për kryetarët e zgjedhur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin tha se ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Kurti përmes një statusi në Twitter ka shkruar se qëllimi i qeverisë që ai e drejton është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave veriore.

“Pata një telefonatë me Lordin Stuart Peach për zhvillimet më të fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë qasje në zyre për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe, situata në veriun e Kosovës duket e qetë të shtunën, një ditë pasi grupe qytetarësh serb u përplasën me policinë e cila po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img