5.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Moska dënon “hapat provokues” të Kosovës në Veri, ka akuza edhe ndaj SHBA-së dhe BE-së

Për ngjarjet e djeshme në veri të vendit ka reaguar sot edhe Rusia. Përveç Kosovës, ajo fajëson edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian “për përshkallëzim të tensioneve” në Ballkan.

“Ne dënojmë vendosmërisht hapat provokues të Prishtinës, të cilat e kanë sjellë situatën afër fazës së nxehtë dhe kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

“Përgjegjësia për këtë është plotësisht e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian”, tha ajo, duke shtuar se deklaratat qortuese ndaj Kosovës nga “ndërmjetësuesit perëndimorë” kishin ardhur shumë vonë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e qortuan Kosovën të premten, duke thënë se përdorimi i forcës për të vendosur kryetarët e komunave në zonat etnike serbe minoi përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet e trazuara me Serbinë fqinje. NATO të shtunën i kërkoi Kosovës të ulë tensionet, shkruan Reuters.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq të premten vendosi ushtrinë në gatishmëri të plotë luftarake dhe urdhëroi njësitë të afrohen më pranë kufirit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img