3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Daja më goditi nënën me shpullë për fundin e shkurtër, gjyshi e përzuri nga shtëpia

Këngëtarja Elhaida Dani ishte e ftuar në podcasting e rradhës “Flasim”, të kryeministrit Edi Rama. Në këtë bisedë Rama është kthyer pas në kohë dhe ka rrëfyer një rast të fanatizmit brenda familjes së tij mes dajës dhe nënës së tij kur kjo e fundit ishte kthyer në Vlorë pas studimeve jashtë vendit.

“Dhe për ta mbyllur se është histori e gjatë, por për ta mbyllur ime më shkon me studime në Poloni, ku kuptohet gjërat ishin shumë më ndryshe dhe kthehet me pushime në Vlorë me një fund të shkurtër. Kur zbret në stacionin e autobusëve e priste një nga dajat, i cili direkt, direkt ia jep në shpullë. Ajo vjen dhe kuptohet që e priste i ati, i cili e sheh që ajo ishte e shqetësuar, por pa i thënë ajo asgjë.

Ai e thërret dajën dhe i thotë: Zhduku nga shtëpia dhe ti nuk do rrish këtu deri kur kjo të jetë këtu. Shko ku të duash! Dhe asaj i thotë: Ti shko vish kostumin e banjës siç e ke atje në Poloni dhe ne do të shkojmë të dy në plazh’’– tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img