7.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Kurti flet në telefon me Peachin: Qëllimi i qeverisë është të sigurojë akses në zyra për kryetarët e rinj në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin tha se ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Kurti tha se në këtë telefonatë i ka thënë Peachit se qëllimi i qeverisë ka qenë sigurimi i qasjes në zyrat e tyre për kryetarët e zgjedhur të komunave veriore.

“Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akses në zyra për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img