Argjend Zejnaj, këshilltari i shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas deklaratës së Sekretari Organizativ i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i cili tha se AAK-së pas rezolutës së Haradianjt është përafruar me PDK-në.
Zejnaj, ka thënë se “rezoluta nuk e ka pësuar asnjë ndryshim në përmbajtje, nga sa u prezantua herën e parë nga z.Lekaj, i vetmi “ndryshim” është se me tekstin e rezolutës së parë me tre pika u bënë katër pika”.
Ai i është drejtuar Molliqajt se qytetarët e njohin dhe e dijnë sa “peshon”.
“Një përgjigje e paautorizuar por e nevojshme për sekletarin universal (për gjithçka), Dardan Molliqaj.
E para, rezoluta nuk e ka pësuar asnjë ndryshim në përmbajtje, nga sa u prezentua herën e parë nga z.Lekaj, i vetmi “ndryshim” është se me tekstin e rezolutës së parë me tre pika u bënë katër pika.
Për të faktuar këtë po të sjellë të dy versionet e rezolutës ( këtë me shumë po e bëjë për hirë të opinionit të gjerë) e për ty një kërkesë, që të mos e gënjesh opinionin duke trumbetuar tituj gazetash vetëm për të hyrë në terrenin votues të AAK-së. Por kam bindjen që qytetarët ku ti ke dëshirë me hy të njohin dhe e dijnë sa “peshon”.”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Kujtojmë, se Molliqaj në nje deklaratë të tij ka thënë se rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës për lirimin e Ramush Haradinajt, është votuar sa për sy e faqe dhe AAK ëshët bërë satelit i PDK-së.