5.4 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Të rinjtë e partive të majta evropiane-liri për Haradinajn

Sot të rinjë përfaqësues të partive politike të majta që përqafojnë vlerat e social-demokracisë Europiane në Këshillin e Europës mbajtën qëndrim ndaj çështjes së z. Haradinaj.

Ata shprehën solidarizimin e tyre dhe bënë thirrje për reflektim mbi çështjen e z. Haradinaj duke theksuar se kjo çështje nuk i përket vetëm Serbisë, Kosovës dhe Ballkanit por të gjithë Europës.

Te rinjë aktivistë në partitë politike të majta në Suedi, Skoci, Angli, Austri, Belgjikë, Liban, Francë, Rusi, Itali, Maltë, Finlandë, Norvegji, Pakistan, Gjermani, Tunizi, Greqi, Turqi, Danimarkë, Estoni etj bënë thirrje për lirimin e z. Haradinaj, duke e parë si padrejtësi dhe cenim të të drejtave të njeriut, kufizimin e lirisë të z. Haradinaj dhe marrjen në konsideratë të mandatit ndërkombetar të arrestit të lëshuar nga Serbia. Në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave themelore të njeriut, duke qenë se z. Haradinaj është gjykuar në lidhje me të njejtat akuza nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, akuza për të cilat është shpallur i pafajshëm. Një vendim i tillë nuk cenon vetëm z. Haradinaj dhe themelet e të drejtave të njeriut, por hedh baltë mbi kauzën dhe luftën e drejtë të popullit të Kosovës. Shtyrja e afateve për marrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës së Francës, ndikon në stabilitetin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe më gjerë në rajon. Një shtyrje e tillë nga ana e Gjykatës do të thotë hapa mbrapa në dialogun Kosovë-Serbi, do të thotë hapa mbrapa për stabilitetin në Ballkan dhe në Europë, hapa mbrapa në investimin dhe kontributin e dhënë nga partnerët europian për paqën dhe stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë dhe më gjerë në Rajon.
Ju bëjmë thirrje të reflektoni në respekt të të drejtave të njeriut, në respekt të investimit të partnerëve europian dhe për paqe dhe stabilitet në Ballkan.
Lironi z. Haradinaj!

Të rinjtë e partive të majta evropiane-liri për Haradinajn

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img