-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sarrazin: Nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit të bie poshtë për shkak të një budallallëku

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke folur nga baza e EULEX-it në Mitrovicë, ka thënë se dje ka vendosur spontanisht të vijë në Kosovë.

Ai është shprehur se dje ishte një ditë e keqe për Kosovën dhe Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dje kam vendosur spontanisht të vijë në Kosovë. Padyshim që dje ishte një ditë e keqe për Kosovën dhe Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqëusesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajçak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi”, tha ai.

Sarrazin tha se mesazhi i tij është që s’do të lejojnë që marrëveshja e Ohrit të bie poshtë, siç u shpreh ai, për shkak të një budallallëku..

“Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që mundësitë që i ofeon marrëveshja e Ohrit të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit e ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme”.

“Por, çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet nuk mund të merren vendime të pamatura. Kjo mënyrë nuk është e duhura për në Bashkimin Evropian dhe nuk është rruga që e afron marrëveshja e Ohrit dhe dialogu që e afrojnë drejt BE-së”, u shpreh ai.

Tutje, ai u shpreh se BE-ja është vend i zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

“Bashkimi Evropian është vend i zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut që është elementi kyç. Mirëpo, veprimet në terren dhe mund të arsyetohen me bazën e ligjit. Jo çdo veprim është i mencur politikisht, disa mund të jenë toksike”, u shpreh tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img