4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Padia për gjenocid ndaj Serbisë, Haxhiu: Po punohet për të kompletuar dosjen

Institucionet e Kosovës janë duke punuar në përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid, thotë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas saj, ky proces është duke u mbajtur jashtë publikut për shkak të ndjeshmërisë dhe rëndësisë së procesit.

“Brenda këtyre dy viteve ne kemi pasur takime të shumta me ekspertë të kësaj fushe, me përfaqësues të tri institucioneve, qoftë nga ana e presidentes, legjislativit por edhe ekzekutivit”.

“Jemi duke punuar në këtë drejtim, por duke qenë se është një proces shumë i ndjeshëm, gjitha këto procese që i kemi adresuar gjatë kësaj kohe i kemi mbajtur jashtë publikut, jo për shkak se jemi kundër transparencës, përkundrazi, por pikërisht duke pasur parasysh rëndësinë që ka ky proces për Republikën e Kosovës dhe në anën tjetër, ndjeshmërinë që ka”.

“Pra, po punojmë në këtë drejtim do të merren ekspertët që janë për gjenocid”, deklaron Haxhiu.

Haxhiu potencoi se e rëndësishme është të kompletohet dosja për këtë çështje.

“Siç e dini kjo është në Zyre të Kryeministrit, si përgjegjësi e Zyrës së Kryeministrit. Për ne është prioritet mbi prioritetet e tjera, por jo gjithçka varet nga ne. Unë mendoj që është më e rëndësishme ta kompletojmë dosjen për këtë çështje, ta adresojmë një prej sfidave më të mëdha që kemi, duke pasur parasysh që në Kosovë nuk ka pasur një institucion që ka dokumentuar krime lufte. Ne për herë të parë jemi duke e bërë, apo jemi duke e themeluar institutin që do të dokumentojë krimet e luftës dhe për herë të parë po punohet për strategjinë tranzicionale. Prandaj duke pasur parasysh që ne nuk kemi trashëguar dokumentim institucional mbi këtë, sigurisht që është më sfiduese”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img